Që nga kthimi te Manchester United, Ronaldo ka shënuar tre gola në Premier League

Futboll

Që nga kthimi te Manchester United, Ronaldo ka shënuar tre gola në Premier League

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:07
Që nga kthimi te Manchester United, Ronaldo ka shënuar tre gola në Premier League

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti ndeshje të Ligës së Kampionëve sonte, në “Old Trafford”. Konkretisht, do të rrumbullakosë 178 pjesëmarrje në këtë kompeticion elitar për klubet europiane.

Në moshën 36-vjeçare, ndërkombëtari portugez do të vendosë, nëse asgjë e çuditshme nuk ndodh dhe luan, një rekord historik, dhe lënë pas vetes emra të tjerë të mëdhenj si Iker Casillas prapa (177 ndeshje), Xavi Hernández (157), Messi (149) dhe Raúl (142).

Që nga kthimi te Manchester United, ai ka shënuar tre gola në Premier League.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës në grupe, kundër Young Boys. Një gol që nuk e parandaloi humbjen e ekipit të tij. Cristiano është gjithashtu golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 135 gola.

Kontrasti është i dukshëm midis katër ndeshjeve të tij në Ligën e Kampionëve kundër Villarreal (në fazat e grupeve të sezoneve 05-06 dhe 08-09), në të cilat ishte i paparë, dhe 13 golave që realizoi kundër “nëndetëses së verdhë” në nëntë sezonet si “galaktik” madrilen.

Skuadra e Villareal do të përpiqet të mos pësojë nga ylli portugez në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, kundër Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat