Trajneri i Hajdukut: Kemi marrë të gjitha informacionet e nevojshme për Shkëndijen 

Futboll

Trajneri i Hajdukut: Kemi marrë të gjitha informacionet e nevojshme për Shkëndijen 

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:28
Trajneri i Hajdukut: Kemi marrë të gjitha informacionet e nevojshme për Shkëndijen 

Kampioni për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkendijes U-19, nesër, duke filluar nga ora 14:00, do të ndeshet me Hajdukun e U-19 nga Spliti. 

Ndeshja zhvillohet në  kompleksin “Petar Miloshevski” në Shkup, në kuadër të kualifikueseve për UEFA League në futboll.

Trajneri i Hajdukut U-19, Marian Bidimir, thotë se djelmoshat e tij janë gati për sfidën.

"Ne kemi marrë të gjitha informacionet e nevojshme për kundërshtarin.

Ne gjithashtu kemi marrë edhe një video, ne e dimë se për çfarë kundërshtari po flasim dhe me çfarë po përballemi.

Ne nuk mbivlerësojmë, por edhe nuk nënvlerësojmë askënd.

Ne do të përpiqemi të sigurojmë fitoren në Shkup, dhe edhe nëse kjo nuk ndodh, ne kemi një ndeshje tjetër në shtëpi", - tha Budimir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat