Skriniar: E përballuam mirë

Futboll

Skriniar: E përballuam mirë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:32
Skriniar: E përballuam mirë

Milan Skriniar tregoi edhe një herë forcën dhe cilësitë e tij. Mbrojtësi sllovak ishte vendimtar me më shumë se një ndërhyrje duke i siguruar Interit të tij të paktën një pikë.

Rezultati është gjithsesi zhgënjyes për zikaltrit që ende nuk po e gjejnë golin dhe fitoren e parë, por mbrojtësi i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes kërkon që ekipi të ketë besim dhe të nxjerrë mësim nga ndeshjet e deritanishme.

“Ishte një ndeshje e vështirë. I kemi shkuar pranë fitores, por nuk kemi mundur ta marrim atë. Duhet ta urojmë edhe kundërshtarin.

De Zerbi ka injektuar ritmin e tij ashtu si me Sasuolon vitin e kaluar. Shahtjori luajti mirë dhe na vuri edhe në vështirësi sepse e kontrollojnë topin mirë, por edhe ne jemi përmirësuar shumë në këtë drejtim dhe e përballuam mirë duke ua kthyer presionin.

I bëj komplimentet e mia të gjithë ekipit për mënyrën se si mbrojtën sepse nuk ishte e thjeshtë”, ka thënë Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat