Allegri: Kriza e Juves? Zakonisht marinarët gjithmonë gjejnë rrugën e tyre

Futboll

Allegri: Kriza e Juves? Zakonisht marinarët gjithmonë gjejnë rrugën e tyre

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:33
Allegri: Kriza e Juves? Zakonisht marinarët gjithmonë gjejnë rrugën e tyre

Juventusi arriti të merrte një fitore mjaft të vlefshme ndaj kampionëve në fuqi të Champions League.

Një gol i Kiezas në sekondat e para të pjesës së dytë i siguroi bardhezinjve 3 pikët përballë Çelsit.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Allegri shprehet se në futboll nevojitet zemërim dhe dëshirë, gjë të cilën lojtarët e tij e patën këtë mbrëmje. Më tej trajneri i Juventusit vë në pah lojën e mirë të bërë nga ekipi i tij, teksa vetë Sheznit nuk i është dashur të bëjë asnjë pritje të vërtetë në portë.

“Kriza e Juves? Zakonisht marinarët gjithmonë gjejnë rrugën e tyre kur janë në një stuhi. Sonte ishte një ndeshje e mirë kundër kampionëve të Europës. Teknikisht ne mund të kishim luajtur më mirë, por vuajtëm pak.

Në futboll duhet të kesh zemërim dhe dëshirë dhe djemtë e mi e interpretuan mire. Me gjithë respektin për Kampionët e Europës, Shezni nuk kishte një pritje të vërtetë për të bërë”, ka deklaruar Masimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat