Muriqi nuk pritet të startojë për Lazion

Futboll

Muriqi nuk pritet të startojë për Lazion

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:24
Muriqi nuk pritet të startojë për Lazion

Vedat Muriqi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje si titullar për Lazion këtë sezon dhe nuk pritet ta bëjë as sonte kur klubi nga kryeqyteti italian të përballet me Lokomotiv Moscow në Ligën e Evropës.

Lazio e pret klubin rus sonte në Stadiumin Olimpik në Romë për ndeshjen e dytë në grup në garën dytësore evropiane.

Skuadra e Maurizio Sarrit vjen nga një fitore e rëndësishme kundër rivalit të qytetit, Romës, në Serie A në fundjavë, por është në telashe në Ligën e Evropës tashmë, pasi e humbi ndeshjen e parë në grup kundër Galatasaray.

Si zakonisht, Sarri pritet të luajë me Ciro Immobilen në qendër të sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat