Conte kritikon Chelsean pas humbjes nga Juventus

Futboll

Conte kritikon Chelsean pas humbjes nga Juventus

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:06
Antonio Conte

Trajneri Antonio Conte ka kritikuar Chelsean pas humbjes nga Juventus.

Dje, Juventus mposhti Chelsean falë golit të Federico Chiesas.

Ndërsa, Conte ka zbuluar strategjinë e Juves, mirëpo beson se Chelsea mund të luante më mirë.

“Për Juventus është fitore e rëndësishme si rezultat i asaj strategjie. Juventus donte të luante një lojë të tillë”.

“Ata fituan pikët e plota ndaj kampionit të Evropës. E rikthyen shpirtin”.

“Është e rëndësishme të mbash portën e paprekur nga një sulm si i Chelseas. Lukaku kishte shansin në minutat final, por Chelsea mund të bënte më shumë”.

“Juventus nuk rrezikoi shumë, larguan topin duke mos pasur shumë posedimin”, deklaroi ai.

Juventus është lider në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat