Koeman drejt shkarkimit,  5 emrat në garë

Futboll

Koeman drejt shkarkimit,  5 emrat në garë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:06
Koeman drejt shkarkimit,  5 emrat në garë

Ronald Koeman pritet të shkarkohet si trajner i Barcelonës, për shkak të krizës së madhe që po kalon ekipi, i tronditur që pas largimit të Messit.

Ekipi u turpërua në Portugali, ku u mposht me rezultat të thellë nga Benfica 3-0, dhe shkarkimi i trajnerit mund të ndodhë që sot, pasi raportohet se është mbledhur bordi i drejtorëve.

Sipas mediave të huaja, Barcelona thuhet se ka përpiluar një listë të ngushtë me pesë emra trajnerësh që mund ta zëvendësojnë Ronald Koemanin si trajner në Camp Nou, ndërsa emri më i njohur është ai i Jurgen Klopp.

Emri tjetër shumë i përfolur për të marrë drejtimin e klubit është trajneri aktual i Belgjikës, Roberto Martinez, ndërsa emër i nxehtë është edhe ai i legjendës së klubit, Xavi Hernandez.

Ish-lojtari dhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo dhe trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag janë gjithashtu në listën e drejtuesve të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat