FIFA duket e vendosur, josh federatat

Futboll

FIFA duket e vendosur, josh federatat

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:24
FIFA duket e vendosur, josh federatat

Bota e futbollit, si në nivel klubi, ashtu edhe atë kombëtar, është në lëvizje. Ndryshime rregullash, gara të reja, të tjera që shfaqen dhe zhduken dhe në prapavijë, një “tërmet” i mundshëm, që FIFA dëshiron ta shkaktojë shumë kohë para se njerëzit mendojnë. Këtë të enjte, në selinë në Cyrih, organi më i lartë në botën e futbollit do të pyesë secilën nga konfederatat se çfarë mendojnë ato për opsionin gjithnjë e më të vërtetë të të luajturit të Kupës së Botës çdo dy vite.

Mund të thuhet se vendimi është marrë, por FIFA duhet ta hedhë iniciativën në votim në kongresin e ardhshëm, që do të mbahet në mars-prill 2022. Llogaritë janë shumë të thjeshta: duhen 211 vota nga federatat e ndryshme, një shumicë e thjeshtë. Të gjithë dëgjohen, por ato që votojnë janë federatat, një detaj që është më se i rëndësishëm. UEFA dhe CONMEBOL janë kundër, por mundësia e hapjes së Kupës së Botës për 48 ekipe ka mbështetjen e konfederatave të tjera.

Gjatë këtyre ditëve, FIFA do të përpiqet t’i bindë të gjithë për nevojën e këtij ndryshimi, por realiteti është se panorama dhe kalendari do të jenë të ndryshëm nga viti 2024. Kupa e Botës 2022 dhe 2026 do të zhvillohet në datën dhe vendin e vendosur më parë. Ndryshimi do të vijë më pas.

Gianni Infantino ka qenë i qartë për këtë, që kur u bë president. Nuk dukej logjike që FIFA të ishte protagoniste me një kompeticion të vetin madhor çdo katër vite. Ajo rigjallëroi shumë gara dhe vetëm pandemia e ka ngadalësuar që tashmë të kishim formatin e ri të Botërorit të Klubeve. Një format i ndryshëm nga aktuali, me 24 ekipe pjesëmarrëse në të.

Tani sfida është riorganizimi i kalendarëve dhe startimi i Kupës së Botës çdo dy vite.

Për më tepër, Infantino ai ka dëgjuar klubet dhe ankesat e tyre në lidhje me udhëtimet e vazhdueshme të lojtarëve për të luajtur ndeshje me ekipet e tyre kombëtare.

Për këtë arsye, në këtë kalendar të ri, muaji tetor do të ishte i rezervuar për zhvillimin e të gjitha ndeshjeve kualifikuese të skuadrave të ndryshme, kështu që ndërprerjet mes ligave kombëtare do të zvogëloheshin. Sigurisht, nga viti 2026, në atë kohë metamorfoza do të ishte e vërtetë. Në atë rirregullim, muaji qershor do të mbetej për konfederatat dhe gjashtë turne në vit, me numër tek.

Arsene Wenger është përgjegjës për projektin, objektivi kryesor i të cilit është të zvogëlojë udhëtimet dhe të kujdeset për shëndetin e lojtarëve, duke zvogëluar ngarkesën e ndeshjeve dhe duke rritur rëndësinë e tyre. Ky i fundit është një aspekt tjetër që shqetëson shumë FIFA-n; shumë ndeshje me pak interes për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat