Goli i Messit, zgjidhet goli më i mirë i javës

Futboll

Goli i Messit, zgjidhet goli më i mirë i javës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:38
Goli i Messit, zgjidhet goli më i mirë i javës

Goli i Lionel Messit në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Manchester City të martën është zgjedhur si goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Messi e shënoi golin e parë në fanellën e PSG-së, të cilës iu bashkua si lojtar i lirë në verë, në fitoren e rëndësishme të gjigantit francez kundër kampionit të Premierligës të martën.

Superylli argjentinas e shënoi golin e dytë të PSG-së pasi u shërbye nga Kylian Mbappe, duke i ndihmuar ekipit të vet të fitojë 2:0 në Parc des Princes.

Pas 75 minutave heshtjeje në fushë, Messi erdhi në jetë në çerekun e fundit, kur vrapoi me topin për herë të parë në ndeshje, para se të shkëmbente pasime me Kylian Mbappen dhe ta fuste topin në rrjetën e Edersonit me një goditje të magjishme.

Ishte një gol i shkëlqyeshëm, jo vetëm më i miri i mbrëmjes, por i javës në Ligën e Kampionëve, sipas votës së tifozëve.

Messi i la mbrapa Sebastien Hill të Sherrif, Alex Telles të Manchester Unitedit dhe Antoine Griezmann të Atletico Madridit.

Kjo ishte paraqitje e katërt e Messit për PSG-në që prej se iu bashkua asaj në verë nga Barcelona.

Po ashtu, ky gol nënkupton se Messi ka shënuar gol në 17 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, duke e barazuar rekordin që Karim Benzema e kishte vënë në të njëjtën natë në humbjen tronditëse të Real Madridit kundër Sheriff.

Ishte goli i parë i 34-vjeçarit për klubin e tij të ri, por i 121-ti në Ligën e Kampionëve dhe i 27-ti në 35 paraqitje ndaj ekipeve angleze – 15 më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat