Luan apo jo ndaj Kosovës, merret vendimi përfundimtar për Ibrahimoviçin

Futboll

Luan apo jo ndaj Kosovës, merret vendimi përfundimtar për Ibrahimoviçin

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:59
Luan apo jo ndaj Kosovës, merret vendimi përfundimtar për Ibrahimoviçin

Kosova do të përballet me Suedinë në transfertë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, ndërsa për trajnerin Bernard Challandes ka ardhur një lajm mjaft i mirë.

Kjo pasi gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç nuk do t’u bashkohet skandinavëve për eliminatoret e radhës, pasi vuan nga një dëmtim muskulor dhe do të qëndrojë në Milano për t’u rikuperuar plotësisht.

Pak ditë më parë trajneri Janne Andersson zbuloi se i ka dërguar ftesë edhe Ibrës për ndeshjet e fillimit të tetorit, por duket se pas një bisede telefonike mes të dyve, është vendosur që 39-vjeçari të qëndrojë në Milano.

Mungesa e Ibrës do të jetë një lajm i mirë për “Dardanët”, pasi dihen vlerat e bomberit 39-vjeçar, megjithatë Suedia mbetet një kundërshtar shumë i fortë, që në fillim të shtatorit befasoi edhe Spanjën në ndeshjen direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat