Ja si duket tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së shtatë

Futboll

Ja si duket tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së shtatë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:05
Ilustrim

Ka përfunduar sot xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.

Dy nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje ishin ajo mes Drenicës e Malishevës dhe Dukagjinit e Dritës, ndeshje këto në të cilat triumfuese ishin skuadrat vendase.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Gjilanit e Llapit, në të cilën skuadra e Gjilanit shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Drenicës me 14 pikë, një më shumë se vendi i dytë Ballkani. Top 4 e mbyllin skuadra e Gjilanit me 12 pikë dhe ajo e Malishevës me 11 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Ulpiana në kuotën e gjashtë pikëve, dhe skuadra e Llapit me vetëm tre sosh.

Renditjen tabelare të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

1.Drenica – 14 pikë

2.FC Ballkani – 13 pikë

3.Gjilani – 12 pikë

4.Malisheva – 11 pikë

5.Drita – 11 pikë

6.Prishtina – 9 pikë

7.Feronikeli – 7 pikë

8.Dukagjini – 6 pikë

9.KF Ulpiana – 6 pikë

10.KF Llapi – 3 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat