Lacazette i është ofruar skuadrës së Milanit

Futboll

Lacazette i është ofruar skuadrës së Milanit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:25
Lacazette i është ofruar skuadrës së Milanit

Alexandre Lacazette i është ofruar skuadrës së Milanit, ka raportuar të enjten sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se krerët e Arsenalit i kanë ofruar Milanit mundësinë e transferimit të francezit në miniafatin kalimtar të janarit, pasi Lacazette do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit kur edhe i skadon kontratë me ekipin nga Londra.

Tek Arsenali janë të gatshëm që ta shesin Lacazetten në janar për një dëmshpërblim të ulët duke pasur parasysh pagën e tij të lartë vjetore prej nëntë milionë eurosh.

30-vjeçari është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në Premier League.

Në total, Lacazette ka shënuar 72 gola në 192 paraqitje për ekipin anglez në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat