Vllaznia në Korçë për fitoren e parë

Futboll

Vllaznia në Korçë për fitoren e parë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:51
Vllaznia në Korçë për fitoren e parë

Vllaznia drejt skajit juglindor të Shqipërisë për tu rikthyer te fitorja, përballë një Skënderbeu që ndaj shkodranëve kërkon suksesin e parë në këtë kampionat.

Dy barazime radhazi për skuadrën e Thomas Brdaric, ndaj Teutës dhe Partizanit, të dyja me shije të hidhur në fund për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, me Vllazninë dy herë në avantazh dhe të rikuperuar më pas nga rivalët, ndaj Teutës madje edhe pasi ishte në superioritet numerik.

Këtë herë do të duhet tjetër startegji, Skënderbeu konsiderohet një kundërshtar për tu kaluar, edhe pse në një kampionat si ky nuk ka skuadra të lehta, aq më tepër korçarët që nën drejtimin e Memellit siguruan një mbijetesë në kufijtë e mrekullisë vitin e kaluar, çka ju ka mësuar të luajnë me kokën lart ndaj çdo rivali.

Te Vllaznia shqetësim përbën Da Silva, i pakënaqur me zëvendësimin në ndeshjen ndaj Partizanit, me brazilianin që ka shënuar në të tre ndeshjet e këtij kampionati, që përbën një mungesë të rëndësishme, Kruja dhe Gjorgjevic në balotazh për një fanellë titullari në sulm përkrah Aralicës dhe Latifit, ndërsa në mbrojtje pritet që të rikthehet në qendër bashkë me Adilin Dianje, duke i lejuar Gurishtës të spostohet në rolin e tij natyral në krahun e djathtë.

Te Skënderbeu ndërkohë pas barazimit me Egnatian, falë edhe përkrahjes së publikut korçar janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në kërkim të fitores së parë, ndaj Vllaznisë do të ishte edhe një mini revansh për atë finale të humbur në Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat