PSG, futet në garë për sulmuesin e Dortmundit

Futboll

PSG, futet në garë për sulmuesin e Dortmundit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:03
PSG, futet në garë për sulmuesin e Dortmundit

Sulmuesi norvegjez, Erling Halland, pritet të largohet nga Borusia Dortmundi në verën e ardhshme, pasi që do t’i aktivizohet klauzola e largimit për 75 milionë euro.  Në mesin e shumë ekipeve të interesuara për shërbimet e tij është edhe PSG.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Haaland, Mino Raiola do të kërkojë pagë 50 milionë euro në sezon për klientin e tij nga ‘Parisienët’ plus një komision të lartë për të.

Futbollisti mund të largohet për një çmim më të lirë se sa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ andaj Raiola dëshiron që Haaland të ketë një pagë stratosferike.

Raportet e agjentit me PSZH-në janë mjaft të mira pasi gjatë verës ua solli Gianluigi Donnarumman si futbollistë i lirë. Gara për shërbimet e Haaland do të jetë e ashpër, pasi edhe Real Madrid e Barcelona do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat