“Tomiyasu ka mentalitetin e Ronaldos”

Futboll

“Tomiyasu ka mentalitetin e Ronaldos”

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:10
“Tomiyasu ka mentalitetin e Ronaldos”

Japonezi. Takehiro Tomiyasu ishte blerja e fundit për merkaton e verës nga Arsenali, i cili i kushtoi klubit rreth 15 milion funte, nga ekipi i Bolognas.

Tomiyasu ka bërë një start fantastik me ekipin e londinezëve, duke mbajtur dy porta të paprekura me skuadrën e tij në tre paraqitje.

Drejtori sportiv i Sint-Truiden, Andre Pinto ka dhënë lëvdata të mëdha për lojtarin e ri të Arsenalit.

“Ajo që është e mahnitshme për Tomin është se ai nuk pranon asgjë që nuk është sukses,” i ka thënë Pinto ‘Goal’ gjatë një interviste ekskluzive. “Ai nuk është me fat, asgjë për Tomin nuk vjen sepse është me fat. Ai është vetëm një lojtar që punon shumë.

“Ju gjeni shumë lojtarë të përkushtuar, por Tomi ka pak mentalitet të Cristiano Ronaldos në aspektin e vendosmërisë, në aspektin e punës së palodhur dhe në aspektin e të ushqyerit të shëndetshëm.

“Ai është lojtari që nuk është i kënaqur kurrë. Ai gjithmonë do të vazhdojë të punojë shumë për të vazhduar zhvillimin e tij. ”

Tomiyasu është një lojtar që e ka hartuar karrierën e tij që në moshë të re.

Kur ai ishte duke ardhur për herë të parë si adoleshent në atdheun e tij me Avispa Fukuoka, ai tashmë e dinte rrugën që donte të ndiqte: ambicia e tij ishte gjithmonë të arrinte në Premier Ligë.

Ishte një ëndërr e cila u rrit pas një loje kundër Anglisë U-19 në Manchester në 2016, kur një skuadër përfshirë Ainsley Maitland-Niles mposhti Japoninë 5-1.

“Ajo lojë ishte një arsye e madhe për mua pse doja të luaja në Premier Ligë,” tha Tomiyasu për ‘Arsenal.com’. “Ne nuk mund të bënim asgjë në atë lojë.

“Në atë moment mendova se një ditë duhet të arrij në nivelin ku mund të luaj në Angli.”

Tomiyasu ishte 17 vjeç në atë kohë. Tani, vetëm pesë vjet më vonë, ai është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Dhe, ashtu si fillimi i jetës së tij në Arsenal, udhëtimi i tij në Angli ka qenë i shpejtë.

Ai tani është duke bërë një start ëndrrash me klubin e Arsenal, dhe në një moshë kaq të re si 22-vjeçar, japonezi mund të konsiderohet një e ardhme e madhe e klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat