Interesim i ulët për derbin e kryeqytetit

Futboll

Interesim i ulët për derbin e kryeqytetit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:19
Interesim i ulët për derbin e kryeqytetit

Interesim i ulët për derbin e kryeqytetit!

Dinamo dhe Partizani nuk përballeshin me njëra-tjetrën që prej vitit 2013 në Kategorinë e Parë, megjithatë pritshmëritë për të mbushur shkallët e “Elbasan Arenës” në kapacitetin e lejuar, nuk u përmbushën aspak.

Burime për SuperSport konfirmojnë se deri tani janë shitur diçka më tepër se 1200 bileta, shifër që mund të dyfishohet, duke qenë se ka një interes të shtuar pranë biletarisë në minutat e fundit para startit të sfidës.

Shkaku kryesor i këtij interesi të ulët, është pikërisht fakti që ndeshja luhet në Elbasan, dhe baza e tifozërisë së dy skuadrave është në kryeqytet, megjithatë spektaklin e munguar në shkallët e stadiumit, pritet ta kompensojë ai i futbollistëve në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat