Florenzi iu nënshtrua një operacioni

Futboll

Florenzi iu nënshtrua një operacioni

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:51
Florenzi iu nënshtrua një operacioni

Mbrojtësi, Alessandro Florenzi i’u nënshtrua një operacioni për të zgjidhur një këputje të pjesshme të meniskut të gjurit të majtë.

Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa Alessandro Florenzi në 30 ditët e ardhshme.

Mbrojtësi i ‘Rossonerëve’ iu nënshtrua një operacioni sot në Villa Stuart, për të zgjidhur një dëmtim të pjesshëm në meniskun e majtë.

Operacioni i cili është i treti në të njëjtin gju, ishte krejtësisht i suksesshëm dhe Florenzi do të qëndrojë i qetë për rreth një muaj.

“AC Milan njofton se lojtari Alessandro Florenzi u operua sot nga profesori Pier Paolo Mariani në prani të mjekut të skuadrës ‘Rossoneri’, Lucio Genesio në klinikën Villa Stuart në Romë.

Operacioni, i kryer nën artroskopi, për të zgjidhur një dëmtim të pjesshëm të meniskusit të gjurit të majtë i cili doli krejtësisht i suksesshëm. Kohët e shërimit vlerësohen në tridhjetë ditë”, është thënë në njoftimin e klubit italian.

Milan ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj skuadrës së Atalantas të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat