Dy ndeshje interesante në Superligën e Shqipërisë

Futboll

Dy ndeshje interesante në Superligën e Shqipërisë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Xhiro e katërt e sezonit të ri 2021/22 të Superligës së Shqipërisë do të vazhdojë sot, ku në program kemi vetëm dy ndeshje, teksa më interesantja do të jetë ajo mes Skënderbeut e Vllaznisë.

Skuadra e Skënderbeut e pret sot në shtëpi, në stadiumin “Skënderbeu” skuadrën e Vllaznisë, kurse ndeshje tjetër do të jetë ajo mes Egnatias dhe Kastriotit.

Pas tre xhirove të zhvilluara, Skënderbeu zë vendin e tetë në tabelë me vetëm dy pikë, kurse kundërshtari i tyre Vllaznia pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë.

Në anën tjetër, Egnatia me dy pikë dhe Kastrioti me vetëm një, gjenden në pozitat e fundit të tabelës.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:45 Egnatia – Kastrioti (Stadiumi Arena Egnatia)

16:45 Skënderbeu – Vllaznia (Stadiumi i Skënderbeut)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat