Mancini në telashe

Futboll

Mancini në telashe

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:43
Mancini në telashe

Lajme negative për trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mançini i cili do të bëjë pa sulmuesin kryesor Ciro Imobile në ndeshjen e rëndësishme ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i Lacios u dëmtua me bardhekaltërit në sfidën e Europa Ligës ndaj Lokomotivës së Moskës nga ku përsoi dhe një tërheqje muskulore.

Klubi kryeqytetas ka cituar në faqen zyrtare të saj se futbollisti ka kryer të gjitha ekzaminimet dhe gjatë ditëve në vijim do të shihet periudha e riaftësimit të sulmuesit italian i cili përveç ndeshjes me Italinë më 6 tetor ndaj Spanjës, humb edhe takimin me Lacion kundër Bolonjës, ditën e nesërme në orarin e mesditës.

Aktualisht në këtë sezon, Imobile në Serinë A është aktivizuar në 6 ndeshje nga ku ka realizuar 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat