Wenger: Nëse dikush ka një ide më të mirë, ja ku e keni numrin tim të telefonit

Futboll

Wenger: Nëse dikush ka një ide më të mirë, ja ku e keni numrin tim të telefonit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:27
Wenger: Nëse dikush ka një ide më të mirë, ja ku e keni numrin tim të telefonit

Ideja për zhvillimin e Kupës së Botës çdo dy vjet po “zien” dita-ditës, por po has kundërshtime të forta mes lojtarëve dhe UEFA-s.

Megjithatë Arsene Wenger nuk bën mbrapa dhe i mëshon kësaj hipoteze, të cilën ishte po ai vetë që e nxorri në dritë. Ish-trajneri francez i mëshon zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet dhe sfidon këdo që ka një ide më të mirë ta telefojë për t’ja propozuar.

“Edhe unë fillimisht mendova ‘mos u mërzit’. Unë hoqa dorë nga ideja fillimisht sepse dija vetëm për kampionatet çdo katër vjet. Shumë njerëz kanë të njëjtin reagim dhe refuzojnë të ndryshojnë traditën.

Bota ka ndryshuar. Tani fëmijët e moshës 10, 15 ose 20 vjeç kanë një pikëpamje të ndryshme për botën. Ne kishim Europianin këtë vit, vitin e ardhshëm është Kupa Botërore dhe kjo nuk habit askënd.

Nëse dikush ka një ide më të mirë, e keni numrin tim të telefonit”, ka thënë Arsene Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat