Manchester United vendosin një rekord negativ

Futboll

Manchester United vendosin një rekord negativ

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:58
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United u ndal me barazim nga Evertoni, në ndeshjen hapëse të xhiros së 7-të në Premier Ligë.

Ndeshja mes Man Utd dhe Evertonit u mbyll me rezultat 1-1.

‘Djajtë’ ishin të parët që dolën në avantazh pas golit nga Anthony Martial në fund të pjesës së parë, gjersa mysafirët barazuan rezultatin në pjesën e dytë me anë të Andros Towensend në minutën e 65-të nga një kundërsulm fantastik i ‘Toffees’, me çka përfundoi ky takim me këtë rezultat.

United me golin e pësuar në këtë takim tani kanë shkuar në nëntë ndeshje radhazi pa mbajtur portën e paprekur në shtëpi në kuadër të ligës.

‘Djajtë’ nuk kanë pasur një ecuri kaq të gjatë pa mbajtur portën e paprekur që nga shkurti i vitit 1971, kur kishin shkuar në 10 ndeshje radhazi në ligë në shtëpi pa mbajtur portën e paprekur.

Man Utd me këtë barazim mbledhin 14 pikë, duke u pozicionuar momentalisht në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me Liverpool. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat