Nedved: Nëse Kean nuk do të ishte italian, do të quhej ...

Futboll

Nedved: Nëse Kean nuk do të ishte italian, do të quhej ...

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:37
Pavel Nedved

Drejtori sportiv i Juventusit, Pavel Nedved, ka lavdëruar sulmuesin italian, Moise Kean.

Moise Kean u rikthye në Torino, pasi Juventusi arriti marrëveshje me Evertonin për huazimin e italianit për dy vite. 

Juventusi e ka obligimin për ta blerë lojtarin për 24 milion funte në verën e vitit 2023. 

Nedved ka mbrojtur vendimin e klubit për rikthimin e italianit në Torino, duke theksuar se ai është e ardhmja.

“Ne nënshkruam me Kean nga Everton sepse mendojmë se ai është e ardhmja. Ai shënoi 17 gola me PSG-në. Nëse nuk do të ishte italian, të gjithë këtu do të thoshin se ai është një fenomen. Kean është pjesë e projektit tonë”, ka theksuar Nedved. 

Kean fillimisht u bashkua me Juventusin si 10-vjeçar dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë vetëm 16 vjeç në 2016. Ai shënoi tetë gola në 21 ndeshje për Juventusin para se të nisej për në Everton në vitin 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat