​A ishte gjesti i telefonit për Koeman? Suarez flet pas ndeshjes Atletico-Barça

Futboll

​A ishte gjesti i telefonit për Koeman? Suarez flet pas ndeshjes Atletico-Barça

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 23:53
​A ishte gjesti i telefonit për Koeman? Suarez flet pas ndeshjes Atletico-Barça

Atletico Madridi ia ka shkaktuar një tjetër humbje të dhimbshme Barcelonës të cilën e mposhti të shtunën me rezultat 2-0 në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Goli i dytë i vendasve u realizuar nga ish-sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez.

Në momentin e shënimit të golit, Suarez nuk festoi por bëri gjestin e një thirrje telefonike e cila ngjalli diskutime nëse ishte e drejtuar për trajnerin Ronald Koeman i cili ishte njeriu që kishte marr vendimin për largimin e Suarezit nga “Camp Nou” me arsyetimin se “ai ishte shumë i vjetër”.

Duke folur për reagimin e tij pas ndeshjes, Suarez tha:

Ishte për njerëzit që kanë numrin tim, të cilët e dinë që mbetet i njëjtë, që unë nuk e kam ndryshuar. Ai drejtohej Koemanit? Jo (tha Suarez duke qeshur).

Më tutje Suarez shtoi se është në dijeni se ish-shokët e tij te Barcelona janë duke kaluar nëpër një kohë shumë të vështirë.

"Unë jam një sundimtar tjetër, e di që ish shokët e skuadrës dhe tifozët e mi po e kanë të vështirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat