Edinson Cavani mund të transferohet në Real Madrid në janar

Futboll

Edinson Cavani mund të transferohet në Real Madrid në janar

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:25
Edinson Cavani

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani mund të transferohet në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave spanjolle, thuhet se Cavani nuk është i kënaqur me kohën e lojës pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, shkruan Mundo Deportivo.

Cavani ka zhvilluar një karrierë të madhe nëpër klube të rëndësishme të Evropës, si në Itali tek Napoli, por suksesin e tij më të lartë patjetër që e ka arritur të skuadra e Paris Saint-Germain.

Uruguajani mund të jetë gati të largohet nga “Old Trafford”, nëse nuk i jepet më shumë mundësi për të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat