Bie në sy mungesa e mbrojtësit Hummels

Futboll

Bie në sy mungesa e mbrojtësit Hummels

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:35
Bie në sy mungesa e mbrojtësit Hummels

Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, ka grumbulluar 23 lojtarët e tij për ndeshjet kualifikuese ndaj Rumanisë në Hamburg më datë 8 tetor dhe më pas ndaj Maqedonisë së Veriut më datë 11 tetor.

Bie në sy mungesa e mbrojtësit të Borusias së Dortmundit, Mats Hummels, Mario Gëces dhe Robin Gësensit i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit me Atalantën.

Ndërkohë, Mario kishte shanse për t’u rikthyer me kombëtaren pas formës së mirë që po kalon në Holandë me PSV-në.

Skuadrës i është bashkuar edhe Thomas Muller. Vetë Flick tha në kanalin e kombëtares gjermane në “Youtube” se kërkonte gjashtë pikët e fundit për t’i mbyllur përfundimisht llogaritë për Botërorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat