Man City përqendrohet te Vlahovic

Futboll

Man City përqendrohet te Vlahovic

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:22
Dusam Vlahovic

Në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve u bë e qartë se Man City kishte nevojë për një pikë referimi. Guardiola gjatë verës që lam pas kërkoi nënshkrimin me Harry Kane, por përfundimisht marrëveshja me Tottenham nuk u realizua.

Tani trajneri katalanas nuk përjashton transferimin e  një peshe të rëndë në markaton e dimrit.

Sipas Todofichajes, Dusam Vlahovic është futur në listën e “citizens” dhe  ata do të tentojnë nënshkrimin me të që në merkaton e ardhshme.

Serbi ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, por në fund vendosi të qëndrojë në Firence. Negociatat për rinovimin e tij me Fiorentinën janë bllokuar dhe me kalimin e ditëve zërat shtohen për largimin e tij.

Qëllimi i Fiorentinës është të vazhdojë kontratën me lojtarin, por nëse arrin një ofertë e mirë ata mund ta rimendojnë situatën. Kujtojmë që  italianët kohë më parë kërkuan rreth 80 milion euro për kartonin e sulmuesit, një shifër që do të shërbejë si referencë për Man City nëse ata do të vendosin t’i afrohen nënshkrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat