Sterling është i qartë

Futboll

Sterling është i qartë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:43
Sterling është i qartë

Raheem Sterling është i qartë se e ardhmja e tij e afërt është të largohet nga Manchester City.

Edhe pse  operacioni duket i pamundur për merkaton e dimrit, agjenti i lojtari është tashmë duke lëvizur për të gjetur destinacionin e mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Në Premier League, sulmuesi do të shkonte vetëm në një klub, Liverpooli. Nesë jo në Anfield, opsioni tjetër që josh më shumë është Real Madridi.

E vërteta është se skuadra e “merengues” po kërkon alternativa në rast se verën e ardhshme nuk arrihet marrëveshje me asnjë nga dy prioritet kryesore, Mbappe ose Haaland.

Kontrata e Sterling përfundon në verën e vitit 2023 dhe momentalisht ai nuk ka ndërmend të rinovojë, kështu largimi i tij mund të realizohet për një shifër më të ulët se vlera e tregut, e cila aktualisht është 90 milion euro.

70 milion do të ishte vlera për të cilën Perez do të ishte gati të shpenzonte dhe nëse Haaland ose Mbappe “zbarkojnë” në Madrid, pasi alternativat janë të nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat