Cisse nuk i ka kursyer kritikat ndaj Neymarit

Futboll

Cisse nuk i ka kursyer kritikat ndaj Neymarit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:53
Cisse nuk i ka kursyer kritikat ndaj Neymarit

Edouard Cisse nuk i ka kursyer kritikat ndaj Neymar.

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germain ka sulmuar brazilianin dhe sjelljen e tij në Paris. Cisse ka dhënë mendimin e tij për Le Parisien në lidhje me ish-sulmuesin e Barcelona-s.

“Te Barcelona kishte një plan. Kishte një lojë të pastër dhe të kthjellët. Ndoshta bënte më shumë finte, por kishte një detyrë: të trulloste mbrojtjen dhe t’ia pasonte topin gjeneralit Messi”, ka thënë ish-futbollisti.

“Më pas, ka shkuar te PSG, i kanë dorëzuar çelësat e skuadrës dhe e kanë lënë të bëjë gjithçka donte. Në një moment të caktuar ka humbur rrugën. Mbetet një lojtar i madh, por është llastuar dhe kërkon të kontrollojë gjithçka”.

Kujtojmë se O’Ney është transferuar te PSG në 2017-ën për shifrën 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat