Interi arrin rekordin e veçantë në Serie A

Futboll

Interi arrin rekordin e veçantë në Serie A

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:01
Interi arrin rekordin e veçantë në Serie A

Interi arrin rekordin e veçantë në Serie A!

Interi mbrëmjen e djeshme ka triumfuar me përmbysje ndaj Sasuolos me rezultatin 1-2 në “MAPEI Stadium” falë golave të dyshes sulmuese Edin Xheko dhe Lautaro Martinez.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka arritur një rekord të veçantë, teksa për herë të parë në historinë e saj ka evituar për të tretën ndeshje radhazi humbjen, ku në pjesën e parë ka qenë në disavantazh.

Kjo gjë ka ndodhur ndaj Fiorentinës dhe më pas zikaltërit kanë fituar 1-3, më pas me Atalantën ku më pas barazuan 2-2 dhe së fundmi mbrëmë ndaj ekipit emilian me rezultatin 1-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat