Turpërohet Spezia e Manajt

Futboll

Turpërohet Spezia e Manajt

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:18
Turpërohet Spezia e Manajt

Dy ndeshjet e luajtura drekën e sotme për javën e 7-të të Serisë A ishin një spektakël i vërtetë ku u shënuan plot 10 gola.

Sampdoria dhe Udineze morën nga një pikë pas barazimit spektakolar 3-3 në një ndeshje plot me emocione. Friulanët kaluan të parët në avantazh me Pereirën, por Sampdoria barazoi me një autogol të shkaktuar nga Larsen. Beto kaloi dhe një herë Udinezen në avantazh 1 minutë nga fundi i pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për vendasit me Kualjarelën që gjeti golin e barazimit në minutën e 48-të. Kandreva dërgoi për herë të parë në avantazh Sampdorian para se Forestieri të fiksonte shifrat në 3-3 në minutën e 84-ët të takimit.

Në sfidën tjetër, Verona mposhti thellë 4-0 Specian, në një sfidë ku Rei Manaj e nisi si titullar. Veronezët shënuan plot tre herë në pjesën e parë më Xhovani Simeone, Faraonin dhe Kaprarin ndërsa Besa shënoi dhe të katërtin në pjesën e dytë. Manaj luajti gjatë gjithë takimit, por pa mundu të lërë gjurmë në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat