Reprezentuesi i Kosovës fenomenal, shënon për fitoren e Napolit 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës fenomenal, shënon për fitoren e Napolit 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 20:03
Reprezentuesi i Kosovës fenomenal, shënon për fitoren e Napolit 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka treguar lojë shumë të mirë për Napolin. 

Rrahman është protagonist i fitores së Napolit, me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës në Firencë.

Në minutën e 50-të,  Zielinski harkoi nga goditja e dënimit, ndërsa Rrahmani me kokë godet fuqishëm duke e lënë të hutuar portierin Dragowski, 1:2.

Për Fiorentinën shënoi Martinez Quarta (28') dhe për Napolin  Lozano (39') e Rrahmani (50').

Duhet theksuar se në minutën e 39-të, Insigne i Napolit dështoi nga penalltia. 

Napoli kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Interin 17, Milanin 16 (një ndeshje me pak), Romën 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat