Shaqiri 76 minuta, Lyoni lëshon fitoren në çastet e fundit 

Futboll

Shaqiri 76 minuta, Lyoni lëshon fitoren në çastet e fundit 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:37
Shaqiri 76 minuta, Lyoni lëshon fitoren në çastet e fundit 

Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit 76 minuta në fanellën e Lyonit e cila kthehet me një pikë nga stadiumi "Geoffroy-Guichard". 

Lyoni barazoi me rezultat 1:1 me St. Etiennen, në takimin e javës së nëntë të Kampionatit të Francës. 

Shaqiri shënoi në minutën e 44-të por u anulua pas shikimit të VAR-it. 

Për Lyonin realizoi Aouar (41') e për St. Etienne Khazri (90+5'-nga penalltia).

Nga minuta e 74-të, Lyon mbetet me një lojtar pak, pasi që Lopes u ndëshkua me karton të kuq. 

Lyon renditet në vend të dhjetë me 13 pikë, ndërsa St. Etienne në të 20-tin me 4 pikë apo pa fitore, me vetëm 4 barazime e 6 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat