Van de Beek planifikon largimin në janar nga United

Futboll

Van de Beek planifikon largimin në janar nga United

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:41
Van de Beek

Erdhi me shumë bujë te Manchester United, por mesfushori Donny van de Beek asnjëherë nuk e gjeti formën e duhur.

Holandezi u përdor shumë pak nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, duke qëndruar shumicën e kohës në stol.

Prandaj, futbollistit duket që i ka humbur durimi, ngase eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano njofton se ka vendosur të largohet në janar.

“Plani momental i Donny van de Beek është të largohet nga Manchester United në janar”.

“Situata e tij nuk mund të vazhdojë kështu dhe ka nevojë që të luajë”, deklaroi ai për UnitedStand.

Ndërkohë, Van de Beek verën e shkuar kishte mundësinë të transferohet te Everton, por e refuzoi në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat