Antonio Conte shfaqet në planet e Manchester United

Futboll

Antonio Conte shfaqet në planet e Manchester United

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 21:55
Antonio Conte

Antonio Conte është një nga trajnerët më të kërkuar në skenën aktuale të futbollit dhe momentalisht është i papunë.

Fillimisht tekniku italian u përfol shumë për një rikthim në Premier League te skuadra e Arsenal,  e cila ishte futur në një krizë të thellë me Mikel Artetan në stol, por gjerat së fundmi ka ndryshuar për mirë te “topçinjtë”.

E kundërta po ndodh te Man United, me Solsjkaer që tanimë është në gjemba, opsionet për ta zëvendësuar atë po rreshtohen.

Ish-trajneri i Chelsea dëshiron të kthehet në stol, e këtë do ta bënte me një skuadër e cila do të kishte një projekt ambicioz.

United ka gjithçka që mund t’i duhet, me Cristiano Ronaldon, Sancho dhe Varane të transferuar së fundmi.

Situata te “Djajtë e Kuq” momentalisht është një “fuçi baruti” pasi lënia në stol e Ronaldos edhe ndaj Everton së fundmi  ka ngritur shumë pikëpyetje mbi trajnerin norvegjez, i cili gjithashtu nuk i ka punët mirë më Sanchon dhe Van de Beek.

Conte dëshiron të kthehet në Premier League dhe opsioni United e josh atë më shumë se ai i Arsenal. Megjithatë klubi i “Old Trafford” vlerëson po ashtu Zidane. Francezi  preferon të presë mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares franceze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat