Ramsey më shumë luajti për Uellsin se Juventusin që nga marsi

Futboll

Ramsey më shumë luajti për Uellsin se Juventusin që nga marsi

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 22:18
Aaron Ramsey

Juventus nuk është duke gjetur formën më të mirë të mesfushorit Aaron Ramsey, që nëse shohim kalkulimet nga marsi, mesfushori më shumë ka luajtur për Uellsin se klubin.

“Bianconerët” provuan ta shesin Ramsey gjatë verës, por asnjë klub nuk arriti t’i paguajë pagat e larta.

Ramsey kaloi te Arsenal në vitin 2019 dhe kontrata i skadon në vitin 2023.

Ramsey zhvilloi 69 paraqitje duke kontribuar me gjashtë gola dhe gjashtë asistime.

Situata në muajt e fundit ka qenë jo e mirë, ngase sipas kalkulimit të Opta, që nga marsi Ramsey ka luajtur për Uellsin se Juven.

Shkaku i eksperiencës në “Euro 2020”, ka zhvilluar 447 minuta në gjashtë ndeshje në krahasim me 378 minuta për Juventusin.

Ndërkohë, Ramsey mori ftesë nga Uellsi prapë, pavarësisht që është i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat