Dardanët U21 filluan përgatitjet për ndeshjet ndaj Çekisë

Futboll

Dardanët U21 filluan përgatitjet për ndeshjet ndaj Çekisë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U21 i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023 kundër Çekisë.

Duelin e parë Dardanët U21 e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 tetor, derisa përballja e dytë luhet në Ceske Budojevice më 12 tetor.

Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, futbollistët dardanë punuan me përkushtim të madh për më shumë se 1 orë e gjysmë, derisa u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve dhe do t’i gëzohen fitores së dytë në këtë fushatë kualifikuese.

Stërvitjen nga afër e përcolli edhe përzgjedhësi i Kosovës A, Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat