Prenga: Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës

Futboll

Prenga: Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:05
Prenga: Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës

Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshje eliminatore të Europianit ndaj Andorrës e Sllovenisë, ndërsa futbollisti që aktivizohet me Laçin në Abissnet Superiore, Fatmir Prenga u shfaq në konferencë për shtyp, ku foli për objektivat e shpresave kuqezi.

Cili është objektivat për këto dy ndeshje?
Si gjithmonë, Shqipëria synon fitoren dhe fokusimi është Andorra, duhet të marrim 3 pikëshin, pasi është shumë i nevojshëm për ne, më pas mendojmë për Slloveninë, që duhet të fitojmë edhe me këtë ekip, por jemi të fokusuar 100% te ndeshja e parë kundër Andorrës.

E njihni Andorrën?
Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës dhe skuadra e njeh këtë ekip. Ka djem që janë që në grumbullimin e vjetshëm dhe e njohin dhe besoj se do të marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe ta fitojmë.

Synimet e Kombëtares?
Objektivat e Shqipërisë U-21 janë që të kapim Europianin por duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe çdo ndeshje ta marrim si të radhës dhe të fitojmë.

Si po ju shkon eksperienca te Laçi?
Te klubi ndihem mirë, nuk jam aktivizuar shumë, por pres që në vazhdim të aktivizohem edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat