Manchester United vendos për të ardhmen e Solskjaer

Futboll

Manchester United vendos për të ardhmen e Solskjaer

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:28
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është lidhur së fundmi me një largim nga “Djajtë e Kuq”.

Manchester United nuk është duke kaluar formë pozitive në ndeshjet e para të këtij edicioni.

Shkaku i rezultatave të dobëta së fundmi është përmendur mundësia që trajneri Solskjaer të shkarkohet nga drejtuesit e gjigantit anglez.

Megjithatë, sipas ‘The Sun’, drejtuesit kanë besim të plotë te norvegjezi dhe ai do të vazhdojë të mbetet në krye të ekipit.

Solskjaer ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2024, por e ardhmja e tij varet nga rezultatet e ndeshjeve të ardhshme.

Pas shtatë xhirove të luajtura në Premier Ligë, Man Utd renditet e katërta me 14 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat