Tebas: Nuk kam asgjë kundër Laportës dhe Barcelonës

Futboll

Tebas: Nuk kam asgjë kundër Laportës dhe Barcelonës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:58
Tebas: Nuk kam asgjë kundër Laportës dhe Barcelonës

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është kthyer të flasë për refuzimin e Barcelona-s dhe Real Madrid-it për hyrjen e fondit CVC në kampionatit spanjoll, që do të kishte dërguar qindra milionë euro në arkat e klubeve spanjolle.

Në veçanti, numri një i kampionatit spanjoll është ndalur te disa vendime të Laporta-s në lidhje me lamtumirën e Messi-t, por edhe të Florentino Perez dhe idesë së tij për Super League.

“Nëse Barcelona do ta kishte nënshkruar marrëveshjen me CVC, do ta mund ta kishte mbajtur Messi-n”, ka thënë Tebas për Cope.

“Në korrik kishim një marrëveshje me Laporta-n, ka qenë ai që më ka telefonuar dhe më ka thënë të përshpejtoja marrëveshjen me fondin sepse Messi po bëhej nervoz. Më pas, ai është tërhequr dhe jam i bindur se e ka marrë këtë vendim për shkak të kundërshtimit të Florentino Perez”.

Në lidhje me numrin një të Real Madrid:

“Nuk kam asgjë kundër Laportës dhe Barcelonës, diferenca mes tyre dhe Florentino-s me Real-in është e thellë. Katalanasit nuk e kanë kthyer në një çështje ideologjie, ndërsa Perez e ka gabim idenë për ndryshimin e La Liga-s. Besoj se ka refuzuar fondin CVC për të çuar përpara projektin e Super League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat