Bytyqi: Suedia bazohet në lojë fizike

Futboll

Bytyqi: Suedia bazohet në lojë fizike

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:50
Bytyqi: Suedia bazohet në lojë fizike

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së ka folur super sulmuesi i Konyaspor, Zymer Bytyqi,i cili ka shfaqur shpresën se ekipi do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në dy ndeshjet e këtij muaji.

“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës”.

“Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë”.

“Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes. Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira. Në Skandinavi ka shumë shqiptar dhe do të jetë mirë për ne”, u shpreh Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat