Lahm: Jam i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë

Futboll

Lahm: Jam i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:34
Lahm: Jam i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë

Philip Lahm, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, ka mbajtur një qëndrim në lidhje me planin që UEFA ka për të organizuar Kupën e Botës ccdo dy vite, duke nisur nga viti 2028.

Gjermani, i cili e la futbollin e luajtur në një moment të mirë, vendoset në krahun e atyre që janë kundër kësaj nisme të qeverisë së futbollit botëror.

“Si lojtar jam ndjerë gjithmonë i lumtur dhe si tifoz më duket pozitive që ka një turne të rëndësishëm, Europian ose Botëror, çdo dy vite.

Jam absolutisht i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë”, është shprehur Lahm, ndërkohë që një ditë më parë edhe FIFPro doli kundër.

Jonas Baer-Hoffmann, Sekretari i Përgjithshëm, e konsideronte planin si mungesë vizioni dhe si një plan që bëhet prej interesave komerciale.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat