Mancini paralajmëron Spanjën

Futboll

Mancini paralajmëron Spanjën

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:51
Mancini paralajmëron Spanjën

Italia e futbollit, por edhe e sporteve të tjera, nuk ka reshtur së bëri festë këtë vit, duke kujtuar rekordet në Olimpiadë apo edhe fitoret e Europianit të volejbollit për femra e meshkuj.

Gjithsesi, ideja e Roberto Mancinit është ajo që atmosfera të mos ndryshojë as mbrëmjen e sotme, kur në “San Siro”, në orën 20:45, do të luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve kundër Spanjës (gjithçka do të vendoset në 90 minuta), madje kërkon që pas çatisë së Europës të mund të ulet edhe mbi atë të botës, në pritje të “Katar 2022”. Të gjitha këto trajneri i “Axurrëve” i thotë hapur dhe qartë në konferencën për shtyp.

“Dua që të mundim Spanjën, madje objektivi është ai që të vazhdojmë të zgjasim serinë tonë prej 37 ndeshjesh pa humbje shumë më tej.

Nuk jam i çmendur kur i them këto fjalë, pasi të humbësh apo të fitosh varet nga ne.

Ideja është që t’u japim vazhdimësi përmirësimeve tona dhe pa dyshim të pasurojmë edhe më tej grupin tonë të futbollistëve.

Luis Enrique ka të drejtë kur thotë se herët a vonë edhe neve do të na duhet të humbim, por unë i përgjigjem se ideja është që ne të mos humbim asnjë ndeshje deri në dhjetor 2022 (atëherë kur luhet edhe finalja e Kupës së Botës)...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat