Bremer objektiv i Liverpoolit!

Futboll

Bremer objektiv i Liverpoolit!

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:34
Bremer objektiv i Liverpoolit!

Liverpooli nuk e ka humbur aspak interesin kundrejt mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, të cilin e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave angleze, trajneri i “the reds” Jurgen Kloop ka nisur nga puna për ta marrë lojtarin gjatë janarit.

Braziliani, i cili është i lidhur me klubin “granata” deri në 2023-in nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me italianët, të cilët për të mos e humbur me parameter zero mund ta shesin lojtarin edhe gjatë dimrit në këmbim të ofertës së duhur.

Gjithashtu në garë për futbollistin janë futur edhe Manchester United dhe Manchester City duke e komplikuar disi situatën për Liverpoolin, situatë të cilën mund ta shfrytëzojë Torino me ankandin që pritet të hapet mes klubeve angleze për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat