Sportisti i njohur, mbreti i ndarjeve, ndahet edhe nga gruaja e pestë

Futboll

Sportisti i njohur, mbreti i ndarjeve, ndahet edhe nga gruaja e pestë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:50
Sportisti i njohur, mbreti i ndarjeve, ndahet edhe nga gruaja e pestë

Martesa e tij e pestë tani është zyrtarisht një dështim. Lothar Matthäus dhe Anastasia Klimko janë ndarë.

Për ish-gruan e tij, modele ruse, ky hap nuk erdhi si befasi. 

“Ne jemi divorcuar që nga fillimi i vitit”, – tha Lothar Matthus për gazetën “Bild”, të hënën në mbrëmje, duke konfirmuar kështu fundin e dashurisë me 27-vjeçaren ruse, Anastasia Klimko.

Të dy ishin martuar prej gjashtë vjetësh. Para dasmës lindi djali i tyre, Milan. Çifti u përgatit me kujdes për ta zyrtarizuar divorcin. Ish-lojtari i kombëtares gjermane nuk i tha djalit tjetër, tani 29-vjeç, Loris, për fundin e martesës.

“Loris mësoi për këtë nga motrat e tij, – thotë Lolita Morena, ish-gruaja e dytë e Lothar Matthäus, për gazetën “Bild”. – Por, ai është ashtu siç është. Lothar bën punën e tij dhe është larguar shumë nga ne prej vitesh”.

Lolita Morena dhe Lothar Matthäus u lidhën më 1992. Dasma pasoi më 1994, divorci mbërriti më 1999. Pas kësaj, ish-futbollisti i shquar gjerman u martua edhe tri herë të tjera. Marijana, Liliana dhe Anastasia ishin gratë pararendëse të modeles ruse, nga e cila u nda së fundi.

Për Lolitën, mbarimi i martesës së pestë nuk ishte surprizë: “Kohët e fundit prisja që telefoni të binte së shpejti dhe të vinin pyetjet në lidhje me divorcin e tij të ri. Lothar e ka kthyer në rutinë divorcing tashmë”.

Ajo vetë mësoi për ndarjen nga djali, ngaqë nuk ka pothuajse asnjë kontakt me Lothar Matthäus. Ish-futbollisti ka pasur gjithsej pesë gra, me të cilat është divorcuar, dhe katër fëmijë. Në moshën 7-vjeçare, Milani është pasardhësi më i ri. Alisa, Viola dhe Loris janë 35, 33 dhe 29 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat