E ardhmja e Koeman në stolin e Barcelonës do të vendoset në tri sfidat e radhës

Futboll

E ardhmja e Koeman në stolin e Barcelonës do të vendoset në tri sfidat e radhës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:54
E ardhmja e Koeman në stolin e Barcelonës do të vendoset në tri sfidat e radhës

Nëse nuk do të ishte për krizën e madhe financiare që ka mbërthyer Barcelonën, Ronald Koeman do të ishte larguar prej kohësh nga “Camp Nou”.

Drejtuesit e klubit blaugrana shpresonin shumë në një dorëheqje nga ana e teknikut holandez, një dorëheqje që nuk erdhi kurrë, por çdo gjë e ka një limit.

Barça nuk e ka luksin të pres pafund që ekipi ti përgjigjet Koeman në një kohë kur vijojnë rënien e lirë në La Liga, ndërsa në Ligën e Kampionëve janë në prag eliminimi.

Sipas mediave spanjolle, e ardhmja e Koeman në stolin e Barcelonës do të vendoset në tri sfidat e radhës. Do të qëndrojë apo jo kjo do të varet nga rezultatet që blaugranët do të marrin kundër Valenca, Dinamo Kiev dhe Real Madrid.

Në rast se ekipi nuk reagon pozitivisht në këto tre sfida, jep apo jo dorëheqjen, Ronald Koeman do të largohet nga Barcelona.

Një nga kandidatët e lakuar së fundmi për të marrë drejtimin e klubit, Roberto Martinez është tërhequr duke theksuar se për momentin vëmendja e tij është e përqendruar vetëm tek Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat