Itali-Spanjë, 37 mijë biletat u shitën për 2 orë

Futboll

Itali-Spanjë, 37 mijë biletat u shitën për 2 orë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:55
Itali-Spanjë, 37 mijë biletat u shitën për 2 orë

Nuk kishte nevojë që “Axurrët” të fitonin “Euro 2020” që të shihej rikthimi dhe mbështetja e fortë e italianëve për përfaqësuesen e vendit të tyre, pasi mjaftonte loja e bukur dhe identiteti që Roberto Mançini u kthehu të kaltërve brenda 3 viteve, për të riparë edhe një herë entuziazëm dhe shumë dashamirësi për këtë skuadër, e cila kaloi momente të errëta, pas mungesës në Botërorin “Rusi 2018”.

Gjithsesi, ai makth tashmë është lënë pas dhe perspektiva flet e gjitha për djemtë e “Manços”, të cilët pa dyshim janë rikthyer që të frikësojnë këdo, por edhe të jenë ndoshta pretendentja kryesore edhe për fitimin e Botërorit “Katar 2022”.

Gjithsesi, deri dimrin e vitit tjetër, në sfond është trofeu i Ligës së Kombeve, ku sot në mbrëmje pengesa e vetme para finales është Spanja.

Dhe për të ndihmuar edhe më shumë të kaltrit e Mançinit, tifozët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre të fortë duke bërë që në 2 orë të avullojnë të gjitha 37 mijë biletat në dispozicion, për duelin e sotëm në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat