Dortmund është gati të hidhet në sulm

Futboll

Dortmund është gati të hidhet në sulm

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:51
Dortmund është gati të hidhet në sulm

Borussia Dortmund është gati të hidhet në sulm për të blinduar Erling Haaland.

Sipas SportBild, klubi gjerman është i gatshëm t’ia rrisë ndjeshëm rrogën sulmuesit norvegjez, për ta bindur që të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Lojtari do të kalonte nga 8 milionë eurot aktuale në 15 milionë.

21 vjeç, Haaland është i lidhur me klubin gjerman deri në 2024-ën, por ka një klauzolë në kontratë që do ta lejonte të ndëronte ekip për një shifër që shkon nga 75 në 100 milionë euro.

Megjithatë, nga Spanja ka ardhur një lajm i keq për verdhezinjtë, me El Chiringuito që ka bërë të ditur se: “Verën e ardhshme do të shkojë te Real Madrid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat