Ish-futbollisti i njohur përfundon në skandalin e radhës të fshehjes së parave

Futboll

Ish-futbollisti i njohur përfundon në skandalin e radhës të fshehjes së parave

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:56
Javier Mascherano

“Pandora Papers” vazhdon të çelë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit.

Pas Pep Guardiolës dhe Karlo Ançelotit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpulit, Havier Maskerano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.

“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën.

Image

Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat