Besart Ibraimi sërish shënon në Greqi

Futboll

Besart Ibraimi sërish shënon në Greqi

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 22:58
Besart Ibraimi sërish shënon në Greqi

Ndeshja e dytë zyrtare për Xanthi-n dhe golashënues përsëri.

Ky është Besart Ibraimi, golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Gjegjësisht, këtë pasdite në ndeshje e 1/32-ës së finales në Kupën e Greqisë, Xanthi mundi me rezultat 2:0 Prodeftiki-n në fushën e saj, dhe goli i parë për mysafirët u realizua nga Ibraimi në minutën e 25-të.

Besart Ibraimi ka qenë në lojë deri në minutën e 77-të.

Kujtojmë që në raundin e parë të kësaj gare, Xanthi mundi Karaiskaki me 2:0, me dy gola të Besart Ibraimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat