Si po i shkel hapur rregullat?

Futboll

Si po i shkel hapur rregullat?

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:08
Si po i shkel hapur rregullat?

Javier Tebas, i intervistuar nga L’Equipe, u shpreh si më poshtë mbi PSG dhe Fair Play Financiar: “Unë e kritikoj PSG  sepse nuk gjeneron të ardhura për të qenë në gjendje të përballojë këtë skuadër,” tha Tebas…

“Kjo shkakton një shtrembërim në ekonominë evropiane të futbollit, është një konkurrencë e padrejtë. Si e shpjegoni se PSG ka një skuadër prej gati 600 milionë eurosh? Me Ligue 1 nuk merrni më shumë se 45 milionë euro: është e pamundur”, vazhdon ai.

“Unë ftova Presidentin Nasser al-Khelaïfi dhe Vincent Labrune, dua t’u tregoj atyre numrat që kemi dhe cilat janë parregullsitë e tyre, por ata nuk më përgjigjen.

Unë mund të demonstroj, shifra në dorë, mashtrimin kundër sistemit financiar të lojës së drejtë!

Para Messit, Paris Saint-Germain kishte të ardhura shumë më të larta nga sponsorizimi sesa Manchester United. Unë nuk jam i vetmi që e them: ata shpetuan nga një dënim për një defekt procedural, jo në themel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat